Bletari Elisa u themelua në vitin 2019, në zonën malore të Bellopojës, në Pejë, nga Arlinda Kastrati.
Ne jemi një kompani e përkushtuar ndaj bletarisë së qëndrueshme, ku ruajtja e biodiversitetit, trajtimi natyral i bletëve dhe cilësia e lartë e produkteve përbëjnë themelin e punës sonë. Gjithashtu, kontribuojmë në fuqizimin e të rinjve dhe grave në sektorin e bletarisë, duke promovuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe përfshirjen e tyre në këtë profesion.
Si profesionistë të sistemeve të qëndrueshme të prodhimit ushqimor, kjo qasje na mundëson të ofrojmë mjaltë me cilësi premium, duke ndarë me klientët tanë jo vetëm produktet e bletës, por edhe pasionin për një bletari të balancuar, ku çdo hap udhëhiqet nga respekti për natyrën, barazinë dhe qëndrueshmërinë.
Misioni ynë është të ofrojmë mjaltë dhe produkte të bletës me cilësi të lartë, duke ruajtur biodiversitetin, praktikat natyrore dhe përkushtimin ndaj qëndrueshmërisë. Synojmë t’u ofrojmë klientëve produkte autentike, të sigurta dhe me ndikim pozitiv në shëndetin e tyre dhe në mjedis, duke i frymëzuar ata të bëhen pjesë e një qasjeje të qëndrueshme dhe të përgjegjshme.
Përmes punës sonë, angazhohemi të promovojmë bletarinë e qëndrueshme, të mbrojmë ekosistemin dhe të ndërtojmë besim te çdo klient, duke ofruar produkte natyrale që pasqyrojnë cilësinë dhe vlerat e natyrës.
©2026 Bletaria Elisa. This website was developed with the support of EDIH DIG-4K, co-funded by the European Union and the Government of Kosovo.