Misioni ynë është të ofrojmë mjaltë dhe produkte të bletës me cilësi të lartë, duke ruajtur biodiversitetin, praktikat natyrore dhe përkushtimin ndaj qëndrueshmërisë. Synojmë t’u ofrojmë klientëve produkte autentike, të sigurta dhe me ndikim pozitiv në shëndetin e tyre dhe në mjedis, duke i frymëzuar ata të bëhen pjesë e një qasjeje të qëndrueshme dhe të përgjegjshme.
Mjalti ynë prodhohet në kullota malore pa pesticide, me kujdes artizanal dhe nga nektari i florës së egër.
Me pasion për bletët dhe me formim profesional në sistemet e qëndrueshme të prodhimit ushqimor, prodhoj mjaltë me përkushtim, pa pesticide, me trajtime natyrale dhe duke ndjekur një qasje të qëndrueshme.
Mjalti ynë vjen drejtpërdrejt nga kosheret tona dhe përpunohet me kujdes, pa pesticide, me trajtime natyrale. Ai pasqyron pasurinë e florës malore, me burim nga akacia, bliri, gështenja dhe lulet e ndryshme të egra, duke ofruar cilësi të garantuar, aromë të pasur, shije autentike dhe teksturë të trashë e të dendur.
Kullotat e pastra, të pasura dhe të larmishme në zonën malore ku ndodhen bletët tona u japin produkteve cilësi unike dhe kontribuojnë në shëndetin e bletëve. Pasi mjalti arrin pjekurinë e plotë, fillon procesi i vjeljes, duke nisur me çvulosjen e kujdesshme të hojeve dhe më pas centrifugimin në të ftohtë të kornizave.
Më pas, mjalti vendoset në enë prej inoksi, ku qëndron për rreth 10 ditë, duke lejuar largimin e lagështisë dhe papastërtive natyrore. Pas kësaj faze, ai paketohet në shishe qelqi dhe përgatitet për paketimin përfundimtar.
Gjatë transportit, produkti dërgohet te klientët me kujdes dhe në kushte optimale, duke ruajtur cilësinë, aromën dhe vlerat ushqyese të mjaltit.
Po me poste
Po mjalti natyral nuk ka sheqer te shtuar. Ai permban vetem sheerna natyrale si fruktoza dhe glukoza te cilat vijne nga lule dhe nuk jane te modifikuara .
Kristalizimi i mjaltit eshte nje proces natyral, kjo ndodh kur temperaturat bien per te ruajtur vlerat ushqimore dhe cilesin e mjaltit
©2026 Bletaria Elisa. This website was developed with the support of EDIH DIG-4K, co-funded by the European Union and the Government of Kosovo.